Filmoi raketa iraniane mbi Dubai, turisti britanik përballet me akuza për krim kibernetik
Një 60-vjeçar britanik është akuzuar sipas ligjeve të krimit kibernetik në Dubai, pasi dyshohet se ka filmuar raketa iraniane mbi qytet. Sipas organizatës “Detained in Dubai”, e cila ofron ndihmë ligjore për persona të ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, turisti është ndaluar në bazë të një ligji që ndalon publikimin ose shpërndarjen e materialeve që mund të cenojnë sigurinë publike. Drejtoresha e kësaj organizate, Radha Stirling, deklaroi se 60-vjeçari nga Londra është akuzuar së bashku me rreth 20 persona të tjerë, pasi policia gjeti në telefonin e tij një video që dyshohet se tregon një sulm me raketa iraniane në Dubai. Sipas saj, akuzat e ngritura ndaj të ndaluarve janë “shumë të paqarta”. Ajo tha për BBC se nga dokumentet zyrtare nuk kuptohet qartë se...
Burimi:
top-channel.tv