“Fetë forcojnë solidaritetin”/ Përurohet xhamia e parë në Turingi, landi gjerman i ekstremistëve të djathtë

“Fetë forcojnë solidaritetin”/ Përurohet xhamia e parë në Turingi, landi gjerman i ekstremistëve të djathtë

Me mesazhin se “fetë forcojnë solidaritetin” u përurua xhamia e parë në Turingi të Gjermanisë. “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd” është shkruar në fasadën e objektit të kultit, të ngritur pikërisht në landin e konsideruar si zemra e partisë së ekstremit të djathtë, AFD. Për më shumë se dhjetë vjet, komuniteti kishte planifikuar të ndërtonte vendin e vet të faljeve me një sallë lutjesh, një minare dhe një apartament të vogël për imamin. Pati protesta dhe demonstrata të përsëritura kundër projektit në një park industrial. Kompanitë lokale të ndërtimit ishin tërhequr vazhdimisht nga projekti në minutën e fundit. Megjithatë, natën e përurimit, përpara ndërtesës së Ahmadiyya-s qëndronte një protestues i vetëm, pranë dy automjeteve të policisë, me një tabelë paralajmëruese për një “fushatë...