Festimet e Vitit të Ri u kthyen në tragjedi, çfarë la pas zjarri vdekjeprurës në resortin e skive në Zvicër

Festimet e Vitit të Ri u kthyen në tragjedi, çfarë la pas zjarri vdekjeprurës në resortin e skive në Zvicër

Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu gjatë festimeve të Natës së Vitit të Ri në një resort skish në Zvicër ka shkaktuar një bilanc tragjik me rreth 40 viktima dhe të paktën 115 persona të plagosur. Lajmi u konfirmua nga policia zvicerane të enjten pasdite. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:30 lokale, në lokalin “Le Constellation”, në resortin alpin Crans-Montana, në kantonin Valais. Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, e cilësoi këtë ngjarje si “një nga tragjeditë më të rënda që ka njohur ndonjëherë vendi”. Bilanci i viktimave Sipas autoriteteve, rreth 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri përfundimtar ende nuk është konfirmuar për shkak të vështirësive në identifikimin e trupave të djegur rëndë. Të paktën 115...