Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Festa e Krishtlindjes në Betlehem, patriarku latin i Jerusalemit: Pasiguria ndihet sot kudo në botë
Në Betlehem, në qytetin ku u lind shpëtimtari, Krishtlindja u kremtua këtë vit mes lutjes për paqe dhe reflektimit për plagët e thella të Lindjes së Mesme. Mesha e Krishtlindjes u mbajt në Bazilikën e Lindjes së Krishtit nga Pierbattista Pizzaballa, në një atmosferë të ngarkuar simbolikisht nga tensionet politike dhe pasojat e konfliktit. Gjatë homelisë së tij, Patriarku Latin i Jeruzalemit foli për një ndjenjë të përgjithshme pasigurie që, sipas tij, ndihet sot kudo në botë. Ai theksoi se njerëzit janë të lodhur, të frikësuar dhe të shqetësuar shpirtërisht përballë dhunës dhe një kulture që ose e ushqen atë, ose e injoron. Pizzaballa nënvizoi se vuajtjet e kohës sonë nuk janë çështje fati, por rezultat i vendimeve politike dhe përgjegjësisë njerëzore, ku shpesh interesat...