Fermerët protestë në zemër të Parisit! Traktorë në Kullën Eiffel dhe Harkun e Triumfit

Fermerët protestë në zemër të Parisit! Traktorë në Kullën Eiffel dhe Harkun e Triumfit

Fermerët francezë bllokuan sot qendrën e Parisit, në shenjë proteste ndaj një marrëveshjeje tregtare që Bashkimi Europian po nënshkruan me vendet e Amerikës së Jugut. Anëtarët e sindikatës Coordination Rurale shprehën zemërimin për marrëveshjen e tregtisë së lirë midis BE-së dhe Mercosur, duke e konsideruar atë kërcënim për bujqësinë franceze nga importet e ushqimeve të lira. Para Sheshit të Triumfit, fermerët parkuan traktorët e tyre dhe hapën pankarta me mbishkrime si: “Francë, ende na duhen fermerë?” Ndërkohë mbi traktorë vendosën pllaka që lexonin: “Më pak rregulla, taksa, tarifa, vrasje duam të jetojmë!” Dhjetëra traktorë janë parkuar pranë bregut të Sekuainës, nën Kullën Eiffel, duke bllokuar qasjen në qendër të qytetit nga zona periferike, si në Porte d’Auteuil, edhe pse policia franceze kishte vendosur një ndalim...