Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave
Protestat e fermerëve grekë kanë hyrë në ditën e 23 dhe vijojnë pa ndërprerje, me bllokime në rrugët kryesore dhe dytësore të vendit. Sindikalistët paralajmërojnë se qëllimi është të rritet presioni ndaj qeverisë në prag të festave të fundvitit. Traktorët mbeten të rreshtuar në akse të ndryshme, ndërsa fermerët njoftojnë se nuk do të tërhiqen, pavarësisht paralajmërimeve dhe ndjekjeve ligjore. Pikat më të ndjeshme janë ato që ndajnë veriun dhe jugun e Greqisë, si dhe pikat kufitare me Turqinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, ku ka krijuar rradhë kilometrike për kamionët e tonazhit të rëndë. Në rrugën Egnatia, që lidh Kapshticën me Selanikun, vijojnë tre blloqe me traktorë, ndërsa lëvizja bëhet përmes rrugëve dytësore. Situata mbetet problematike edhe në Igumenicë, ku fermerët kanë paralajmëruar bllokime të përkohshme...