Fermerët grekë s’tërhiqen, “bllokojnë” Greqinë dhe “braktisin” takimin me kryeministrin Mitsotakis

Fermerët grekë s’tërhiqen, “bllokojnë” Greqinë dhe “braktisin” takimin me kryeministrin Mitsotakis

pamje nga protestat GREQI- Fermerët grekë kanë vendosur përshkallëzim të mëtejshëm të mobilizimeve, pasi kanë njoftuar se do të bllokojnë rrugët kryesore në vend. Sipas njoftimit të tyre, bllokimi në të gjithë vendin do të zgjasë për të pakën 24 orë, teksa kanë refuzuar edhe takimin e sotëm me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në rezidencën Maximos. Përfaqësuesit e komitetit koordinues të bllokadës së fermerëve morën vendimin gjatë asambleve lokale të mbajtura të hënën vonë. Ata akuzuan qeverinë për vendosjen e menjëhershme të kufizimeve në numrin e pjesëmarrësve, një veprim që ata thanë se tregonte mungesë gatishmërie për t'u angazhuar seriozisht me kërkesat e tyre. Këtë të martë do të bllohet zyra doganore në kufirin grek me Bullgarinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Në orën 12:00 (me...