Fermerët grekë nuk ndalen! Protestat do të vazhdojnë edhe gjatë Krishtlindjeve, sot bllokadë për kamionët që vijnë nga Shqipëria

Fermerët grekë nuk ndalen! Protestat do të vazhdojnë edhe gjatë Krishtlindjeve, sot bllokadë për kamionët që vijnë nga Shqipëria

radhe trafiku ne greqi GREQI- Fermerët në Greqi po vazhdojnë protestat e tyre edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por njëkohësisht duke marrë masa për të mos penguar rëndë lëvizjen e qytetarëve. Nga bllokada e Nikaias, që konsiderohet “zemra” e protestave në Thesali, fermerët vendosën në kuvendin e tyre që sot të bllokojnë simbolikisht tunelet e Tempit për kamionët, nga ora 10:30 deri në 15:30. Traktorët do të zhvendosen drejt autostradës Athinë–Selanik, ndërsa makinat dhe autobusët do të lejohen të qarkullojnë normalisht. Sipas vendimeve të marra, nga e marta e tutje traktorët në Nikaia do të riorganizohen në mënyrë që të mos krijohen probleme për fluksin e shtuar të udhëtarëve gjatë festave. E njëjta praktikë pritet të ndiqet edhe...