FBI arreston në Meksikë bosin kolumbian të drogës, jetonte nën mbrojtjen e kartelit Sinaloa! Shpërblimi për prangosjen ishte 15 mln dollarë

FBI arreston në Meksikë bosin kolumbian të drogës, jetonte nën mbrojtjen e kartelit Sinaloa! Shpërblimi për prangosjen ishte 15 mln dollarë

Ish-kampioni olimpik dhe njëkohësisht një nga më të kërkuarit e drejtësisë, Ryan Wedding  u arrestua të premten nga autoritetet amerikane. Wedding prej vitesh ishte në arrati. Ai dyshohet se ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në trafikun transnacional të drogës, si edhe se ka organizuar disa vrasje. Arrestimi i tij i jep fund një kërkimi që zgjati me vite për një kriminel kanadez, të cilin zyrtarët e kanë krahasuar me Pablo Escobarin, bosin kolumbian të drogës. Autoritetet amerikane kanë deklaruar se besojnë se Wedding, një nga 10 personat më të kërkuar të FBI-së, jetonte në Meksikë nën mbrojtjen e kartelit të drogës Sinaloa, informon BBC. Lajmin e konfirmoi drejtori i FBI-së, Kash Patel, në një postim në rrjetin X. Ai shkroi: “Falë udhëheqjes dhe angazhimit të Presidentit...