“Fat të mbarë dhe Zoti ju ndihmoftë”, zbulohen detajet e sulmit në Venezuelë. Aksioni me 150 avionë, ushtari më i ri që mori pjesë vetëm 20 vjeç

“Fat të mbarë dhe Zoti ju ndihmoftë”, zbulohen detajet e sulmit në Venezuelë. Aksioni me 150 avionë, ushtari më i ri që mori pjesë vetëm 20 vjeç

Në konferencën për shtyp të presidentit Trump nga Mar-a-Lago u zbuluan detaje të reja rreth operacionit të arrestimit të presidentit venezuelian Nicolas Maduro. Sipas gazetarit të Fox News, Trey Yingst detajet u zbuluan nga Gjenerali Kaine, Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët. Sipas Kaine në operacion u përdorën 150 avionë ushtarake që u nisën nga 20 baza të ndryshme në orën 10:46 të mbrëmjes. Kaine tha gjithashtu se anëtari më i vogël i forcave ishte një 20 vjeçar më i vjetri ishte 49 vjeç. “Sapo mësova shumë më tepër detaje gjatë natës lidhur me operacionin për kapjen e diktatorit venezuelian Nicolas Maduro. Presidenti Trump po mban këtë konferencë për shtyp në Florida, përkrah Gjeneralit Kaine, Kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët, Sekretarit të...