Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Familja e Presidentit të SHBA hedh sytë nga Gjibraltari, Donald Trump Jr me një autokolonë me xhama të zinj në enklavën e vogël britanike
Një të premte të nëntorit, policia e armatosur bllokoi rrugën që kalon pranë mureve mesjetare të qytetit të Gjibraltarit për t’i hapur rrugë një autokolone me BMW të zinj me xhama të errësuar. Automjetet u ndalën pranë zyrave të Hassans, një firmë ligjore. Enklava britanike në Mesdhe është një qendër për super-të-pasurit ndërkombëtarë dhe Hassans ka shumë prej tyre si klientë. Por rrallëherë një vizitor ka qenë aq i lartë në hierarki sa ai i asaj dite: Donald Trump Jr, njeriu që drejton biznesin familjar ndërsa i ati ndodhet në Shtëpinë e Bardhë. Tre orë më vonë, djali i presidentit do të nisej përgjatë bregdetit drejt resortit spanjoll të Marbellës për të kaluar kohë në një hotel me pesë yje me partneren e tij, vajzën...