‘Fabrikë ideologjie woke’ – Pentagoni ndërpret lidhjet akademike me Harvardin: Qendër anti-Amerikane

‘Fabrikë ideologjie woke’ – Pentagoni ndërpret lidhjet akademike me Harvardin: Qendër anti-Amerikane

`Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka ndërprerë lidhjet akademike me Universitetin Harvard, bën të ditur BBC. Sekretari Pete Hegseth akuzon universitetin më të vjetër amerikan si një qendër të “aktivizmit anti-Amerikan”. Në një video të postuar në X, Hegseth njoftoi se Pentagoni do të ndërpresë programet e trajnimeve ushtarake në nivel të avancuar, bursat dhe programet e certifikimit me këtë institucion të Ivy League. Sipas tij, Harvard është bërë një “fabrikë ideologjie woke dhe një terren pjellor për radikalë anti-Amerikanë”, që nuk përputhet me fokusin e Departamentit mbi “vrasshmërinë” dhe “parandalimin”. Administrata Trump ka kërcënuar më parë se do të prerë fondet për Harvard, duke e akuzuar universitetin si “woke” dhe anti-semitik. BBC ka kontaktuar Harvard për një koment mbi situatën. Java e kaluar, presidenti Donald Trump njoftoi se po kërkonte 1 miliard dollarë (rreth 730 milionë paund)...