Evakuohet ambasada amerikane në Izrael, rriten tensionet me Iranin

Evakuohet ambasada amerikane në Izrael, rriten tensionet me Iranin

Bota E Premte, 27 Shkurt 2026 19:08 Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur evakuimin e ambasadës së SHBA-së në Izrael. Stafit jo-emergjent dhe familjeve të tyre u është kërkuar të largohen “për shkak të rreziqeve të sigurisë”, mes frikës se Izraeli mund të gjendet në vijën e zjarrit nëse tensionet me Iranin përshkallëzohen. Kjo lëvizje vjen ndërsa armiqësitë vazhdojnë të rriten. Më herët gjatë javës, stafi jo-thelbësor u largua gjithashtu nga ambasada në Beirut, Liban. Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, u tha stafit se e premtja ishte dita për t’u larguar nga vendi. Largimi i shtetasve amerikanë nga rajoni sugjeron se veprimi ushtarak mund të jetë i afërt, ndërsa Shtëpia e Bardhë kërkon që Irani t’i japë fund programit të tij bërthamor. Presidenti...