Europa tregon “muskujt”: Trupa për Ukrainën, veto Groenlandën

Europa tregon “muskujt”: Trupa për Ukrainën, veto Groenlandën

Europa përpiqet të shfaqë muskujt e diplomacisë në një kontekst të dominuar nga gjeopolitika grabitqare e Donald Trump. Nga samiti i “të Gatshmëve” i mbajtur dje në Paris, dalin përparime të dukshme në frontin e garancive për sigurinë e Ukrainës si nga ana amerikane ashtu edhe nga ajo evropiane. Një skizofreni negociuese, ajo e evropianëve të përballur me kërcënimet amerikane për pushtimin e Groenlandës, mbi të cilën presidenti francez Emmanuel Macron i bie shkurt në konferencë për shtyp: “Nuk kam arsye të dyshoj”  tek amerikanët. Evropianët arritën t’i mbanin në tryezë, dhe i dërguari amerikan Steve Witkoff duket se konfirmon se Shtetet e Bashkuara janë të pranishme: “Trump nuk do të bëjë asnjë hap prapa” për Kievin. Dhëndri i presidentit, Jared Kushner, siguron se kontributi amerikan...