Europa përballë rrezikut të luftës, paralajmërojnë ekspertët: Nuk jemi gati për një konflikt me Rusinë

Europa përballë rrezikut të luftës, paralajmërojnë ekspertët: Nuk jemi gati për një konflikt me Rusinë

Ekspertë të sigurisë dhe mbrojtjes kanë dhënë alarmin se Europa nuk është e përgatitur për një luftë të mundshme me Rusinë, e cila sipas vlerësimeve të inteligjencës mund të ndodhë brenda viteve të ardhshme. CNN shkruan se ky ishte përfundimi i një konference të zhvilluar muajin e kaluar në Whitehall, selinë e qeverisë britanike, e organizuar nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI). Sipas ekspertëve, Rusia po përgatitet seriozisht për mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë me Evropën, ndërsa e vetmja mënyrë për ta parandaluar këtë është forcimi real i kapaciteteve ushtarake dhe përgatitja e shoqërive evropiane për një skenar lufte. Ata paralajmërojnë se nuk mjaftojnë vetëm investimet financiare, por kërkohet edhe një ndryshim i thellë mentaliteti, si në politikë ashtu edhe te qytetarët....