“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete
“Europa duhet të veprojë shpejt për të forcuar ekonominë dhe sigurinë e saj”. Është ky mesazhi që u përcoll në takimin e liderëve të 27 vendeve të Bashkimit Europian, të mbledhur në kështjellën Alden Biesen në Belgjikë, të cilët theksuan urgjencën për të reaguar ndaj përkeqësimit të situatës ekonomike dhe presionit gjeopolitik global. Në qendër të debatit ishin ndërhyrjet e Mario Draghi-t dhe Enrico Letta-t, të cilët kërkuan hapa të shpejtë për forcimin e konkurrueshmërisë europiane. Ish-presidenti i BQE-së Mario Draghi paralajmëroi përkeqësim të klimës ekonomike dhe kërkoi uljen e barrierave në tregun e përbashkët, mobilizimin e kursimeve europiane, integrimin e tregjeve të kapitaleve, ndërhyrje për uljen e kostove të energjisë dhe, nëse është e nevojshme, përdorimin e bashkëpunimeve të përforcuara mes disa vendeve. Ai...
Burimi:
javanews.al