Estonia ndalon hyrjen e rusëve që luftuan në Ukrainë
Estonia njoftoi të martën se u ka ndaluar hyrjen në vend 261 shtetasve rusë që kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë, duke paralajmëruar se ky hap është “vetëm fillimi”. Në një deklaratë, Ministria e Brendshme estoneze theksoi se personat që kanë kryer mizori gjatë luftës në Ukrainë “nuk kanë vend në botën e lirë”. Vendimi vjen në kuadër të masave të shtuara të sigurisë të ndërmarra nga autoritetet estoneze. Estonia, e cila ka kufi të drejtpërdrejtë me Rusinë, ka mbështetur prej muajsh një ndalim të gjerë vizash në nivel evropian për veteranët rusë të luftës në Ukrainë, duke fituar mbështetje edhe nga vendet baltike dhe nordike. Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Brendshme, deri në 1.5 milion shtetas rusë kanë marrë pjesë në pushtimin në...
Burimi:
syri.net