Estonia blen gjashtë sisteme raketash “Chunmoo” nga Koreja e Jugut
Bota E Hënë, 22 Dhjetor 2025 11:48 Estonia ka njoftuar blerjen e gjashtë sistemeve të lëshimit të raketave të shumëfishta dhe municioneve për gati 290 milionë euro (rreth 340 milionë dollarë) nga Koreja e Jugut. Ky vendim është pjesë e përpjekjeve të anetares së NATO-s për të forcuar aftësitë mbrojtëse dhe për të rritur kapacitetin e përgjithshëm ushtarak, duke u përballur me kërcënimet e sigurisë në rajon. Sipas Qendrës Estoneze për Investime në Mbrojtje (ECDI), dërgesat e sistemeve vetëlëvizëse të armëve “Chunmoo” pritet të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2027. Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, tha se kjo blerje, përveç raketave amerikane HIMARS, do të rrisë ndjeshëm aftësinë parandaluese dhe mbrojtëse të Estonisë dhe të NATO-s në tërësi. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur...
Burimi:
kohajone.com