“Është gjallë, apo ka vdekur”/ Trump mesazh Mojtaba Khameneit: Iranin e shkatërrojmë
Shtetet e Bashkuara po e shkatërrojnë Iranin totalisht: Presidenti amerikan Donald Trump i përcolli një mesazh të fortë Republikës Islamike dhe botës, shoqëruar me një paralajmërim të frikshëm se është gati ta përshkallëzojë konfliktin. Duke sinjalizuar mbërritjen e një aksioni të fuqishëm, Trump shkroi në Truth Social: “Shikoni se çfarë do t’u ndodhë këtyre të çmendurve sot.” “Ne po e shkatërrojmë totalisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër. Irani nuk e ka më Marinën e tij, Forcat Ajrore nuk ekzistojnë më, raketat, dronët dhe çdo gjë tjetër po shkatërrohen, dhe udhëheqësit e tyre janë fshirë nga faqja e tokës. Mos harroni, ne kemi fuqi zjarri të pakrahasueshme, municion të pakufizuar dhe kohë të mjaftueshme.“-u shpreh Trump. Për 47 vjet, vazhdonte...
Burimi:
top-channel.tv