“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon
Rexhep Tajip Erdogan jep alarmin se lufta e Iranit mund të zgjerohet e të përfshijë të gjithë rajonin. Presidenti turk deklaroi se duhen bërë përpjekje për ndalimin e konfliktit, përpara se të jetë tepër vonë. “Kjo luftë duhet të ndalet para se të përhapet dhe të mbulojë në flakë të gjithë rajonin. Lindja e Mesme rrezikon të mbulohet përsëri nga era e gjakut dhe e barutit. Por nëse i jepet një shans diplomacisë, shmangia e këtij skenari është krejtësisht e realizueshme”, u shpreh Erdogan. Më herët, kryediplomati iranian Abbas Araghchi përjashtoi mundësinë e cdo negociate me Uashingtonin, duke theksuar se Teherani kishte pasur “një përvojë shumë të hidhur nga bisedimet me amerikanët”. Lufta, e shkaktuar nga sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, ka çuar...
Burimi:
top-channel.tv