Erë e çuditshme në avion, anëtar i ekuipazhit dërgohet në spital në Gatwick

Erë e çuditshme në avion, anëtar i ekuipazhit dërgohet në spital në Gatwick

Bota E Premte, 6 Shkurt 2026 18:21 Një anëtar i ekuipazhit të një avioni pasagjerësh është shtruar në spital pasi një erë e pazakontë dhe e rëndë mbushi kabinën gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në bordin e fluturimit BA2204 të British Airways, i cili u ul në aeroportin Gatwick të Londrës të mërkurën, pas një udhëtimi prej më shumë se shtatë orësh nga Punta Cana. Pas ngritjes, pasagjerët raportuan një “erë të pazakontë”, ndërsa anëtarët e ekuipazhit filluan të ndjenin të përziera dhe shenja të tjera sëmundjeje. Era, e cila dyshohet se vinte nga pjesa e pasme e avionit Boeing 777-200, shkaktoi shqetësim të madh. Avioni 27-vjeçar iu nënshtrua një inspektimi pas uljes, por deri më tani, linja ajrore nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për...