Erdogan: Izraeli po planifikon pushtimin e Libanit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është shprehur se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk po synon vetëm Iranin, por po planifikon edhe pushtimin e Libanit. “Qeveria e Benjamin Netanyahut nuk po synon vetëm fqinjin tonë Iranin, por po zbaton hap pas hapi planet e saj për të pushtuar Libanin”, deklaroi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke e përshkruar përsëri konfliktin në Iran si “luftën e Izraelit”, e cila “po bën që së pari myslimanët dhe pastaj i gjithë njerëzimi të paguajnë një çmim shumë të lartë”. Anadolu raportoi se gjatë një takimi të partisë së tij AKP në Ankara, Erdogan deklaroi se rajoni “po përjeton ditët e tij më të dhimbshme në një shekull” dhe se “rrjeti gjenocidal, i verbuar nga urrejtja, po e...
Burimi:
syri.net