“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur
Politikani amerikan, Jamie Raskin, zbuloi të martën se emri i Presidentit Donald Trump shfaqet në dosjet e pa censurime të Epstein “më shumë se një milion herë”. Raskin e bëri deklaratën tronditëse në një intervistë me Axios. Demokrati e bëri këtë zbulim ndërsa po shqyrtonte dosjet së bashku me ligjvënës të tjerë: Thomas Massie, Ro Khanna dhe Becca Balint, raportoi Axios. Të hënën, Raskin kritikoi “tonelata redaktimesh krejtësisht të panevojshme” në grupin më të fundit të dokumenteve që lidhen me Epstein. Mes tyre, sipas Raskin, ishte një email që kundërshtonte pretendimet e Trump se ai kishte ndërprerë miqësinë me Epstein dhe e kishte përjashtuar atë nga Mar-a-Lago — një histori që presidenti e ka përsëritur duke mohuar çdo lidhje të fundit me Epstein. “Avokatët e...
Burimi:
javanews.al