Emri i saj përmendet në çështjen Epstein, modelja shqiptare rikthehet në TV amerikan mes hijes së dosjes dhe vrasjes së vëllait
Misse Beqiri po rikthehet në ekran me reality show-n amerikan ‘Ladies of London: The New Reign’, por rikthimi i saj në qendër të vëmendjes vjen në një moment paksa të vështirë. Emri i modeles shqiptare është përmendur së fundmi në dokumentet e lidhura me financierin e ndjerë amerikan Jeffrey Epstein, duke rikthyer në fokus një episod të së kaluarës. Çfarë dihet për njohjen me Epstein? Sipas raportimeve, Misse ka takuar Epstein në vitin 2011 përmes një miku të përbashkët, në një kohë kur ishte një modele e re në përpjekje për të ndërtuar karrierën ndërkombëtare. Burimet tregojnë se ai i kishte premtuar kontrata modelingu dhe madje kishte ofruar ta ftonte në Paris me avion privat për të ndjekur një sfilatë mode. Thuhet gjithashtu se kishte...
Burimi:
top-channel.tv