EMRI I NJË VAJZE NGA TIRANA NË DOSJEN EPSTEIN/ Emaili i aplikimit për punë dhe kërkesa për foto e video
Në materialet e reja të dosjes Epstein, të publikuara dje nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, shfaqet edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për një vend pune si asistente personale. Sipas dokumenteve zyrtare, vajza me inicialet E. Terziu ka dërguar një email në mars të vitit 2017, duke shprehur interes për pozicionin. Mesazhi i saj i është dërguar një personi, emri i të cilit është i mbuluar në dokumentacionin e publikuar. “Në emailin e saj, ajo shkruan: ‘Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA. A është kjo problem?’”, thuhet në materialet e dosjes. Përgjigjja që ka marrë ka qenë se nuk kishte...
Burimi:
syri.net