“Emri i Khameneit do të vazhdojë si lider i Iranit”, zyrtari i lartë Iranian: Votimi ka mbaruar

“Emri i Khameneit do të vazhdojë si lider i Iranit”, zyrtari i lartë Iranian: Votimi ka mbaruar

Emri i Khameneit si udhëheqës i Iranit do të vazhdojë, tha sot një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, organi i ngarkuar me zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm suprem të Iranit, megjithëse një vendim përfundimtar nuk është shpallur ende. Në një video të transmetuar nga mediat iraniane, Hosseinali Eshkevari tha se “çështja e përcaktimit të udhëheqjes… është përfunduar”. “Emri i Khameneit do të vazhdojë. Votimi është hedhur dhe shpresoj se do të shpallet nga autoritetet. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar”, tha ai. Komenti i Eshkevarit sugjeron që Mojtaba Khamenei, djali i dytë i Ajatollah Ali Khameneit, do të shpallet udhëheqësi suprem i Iranit. Mojtaba, 56 vjeç, është një klerik i rangut të mesëm që nuk mban një rol zyrtar në regjim, por që...