Emiratet e Bashkuara Arabe zgjasin misionin në Mars, synojnë rol global në ekonominë hapësinore
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të zgjasin me tre vjet misionin e tyre hapësinor në Mars, duke riafirmuar ambiciet për t’u shndërruar në një fuqi të rëndësishme në sektorin kozmik. Vendimi vjen pasi anija kozmike Hope, e lëshuar në vitin 2021, ka tejkaluar pritshmëritë shkencore dhe teknike. Fillimisht, misioni ishte planifikuar të zgjaste deri në pesë vjet dhe të siguronte rreth një terabajt të dhëna shkencore mbi planetin e kuq. Por sipas njoftimit të bërë në një konferencë për shtyp në Dubai, nga ministri dhe kreu i Agjencia Hapësinore e Emirateve, Ahmed Beloul Al Falasi, misioni tashmë ka mbledhur rreth 10 terabajt informacion dhe do të vazhdojë deri në vitin 2028. Sipas shkencëtarëve të agjencisë, projekti ka mundësuar gjithashtu vëzhgimin e hënës së vogël...
Burimi:
top-channel.tv