Emiratet e Bashkuara Arabe: Po i përgjigjemi një kërcënimi me raketa! Irani: Sulmuam bazat ajrore në Kuvajt e EBA
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se po i përgjigjen kërcënimit me raketa. Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Emergjencave, Krizave dhe Fatkeqësive në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka bërë të ditur se mbrojtja ajrore e vendit është aktivizuar për t’iu përgjigjur një kërcënimi me raketa. “Ju lutemi qëndroni në një vend të sigurt dhe ndiqni kanalet zyrtare për paralajmërime dhe përditësime,” thuhet në njoftimin e autoritetit. Ndërkohë Irani ka informuar se ka goditur baza në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Irani deklaroi se ka ndërmarrë sulme ndaj bazave ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat, sipas tij, përdoren nga SHBA dhe Izraeli. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, pretendojnë se kanë “bombarduar” këto objekte ushtarake, shkruan BBC. Komandanti i marinës së IRGC-së,...
Burimi:
syri.net