Emigracioni/ Bien hyrjet e paligjshme në BE, më pak klandestinë nga rruga ballkanike

Emigracioni/ Bien hyrjet e paligjshme në BE, më pak klandestinë nga rruga ballkanike

Kalimet e parregullta kufitare në BE kanë shënuar rënie në 2025-sën. Agjencia Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex, raportoi gati 178,000 përpjekje për kalim kufiri në bllokun europian, shifra më e ulët që nga viti 2021. Shumica e personave që Frontex identifikoi gjatë kalimeve të parregullta kufitare ishin qytetarë nga Afganistani, Egjipti dhe Bangladeshi, sipas raportit të fundit, i cili nënvizoin megjithatë se situata në kufijtë e jashtëm të BE-së mbetet e pasigurt “Trendi po lëviz në drejtimin e duhur, por rreziqet ekzistojnë. Presioni i emigracionit mund të ndryshojë me shpejtësi – i ndikuar nga konfliktet, paqëndrueshmëria politike dhe rrjetet e kontrabandës. Vlerësojmë bashkëpunimin e ngushtë të agjencisë sonë me qeveritë dhe partnerët në vendet jashtë BE-së, që  ka dhënë rezultate të mira”, u...