Email-e me nëntekste, ish-ministri britanik Mandelson në qendër të polemikave pas publikimit të dosjeve për çështjen Epstein
Janë publikuar detaje të reja nga dosjet që lidhen me Jeffrey Epstein, të cilat hedhin dritë mbi komunikime private mes tij dhe ish-ministrit britanik Peter Mandelson. Konkretisht, bëhet fjalë për dy email-e të shkëmbyera më 13 tetor 2010, ku gjuha e përdorur nga Mandelson ka ngjallur reagime për shkak të nënteksteve të forta seksuale. Në njërin prej mesazheve, pasi Epstein e pyet Mandelsonin nëse po “kalonte mirë”, ky i fundit përgjigjet se kishte kaluar rreth katër orë në një spa private luksoze shëndetësore, palestër dhe ambiente të tjera, pa specifikuar se ku ndodhej ky institucion. Në vazhdim, Mandelson shton një koment që ka tërhequr vëmendje të veçantë: “Shkëlqyeshëm, përveç mungesës së një fundi të lumtur.” Më tej, ai lë të kuptohet se atë mbrëmje mund...
Burimi:
top-channel.tv