El Mencho varroset me arkivol floriri, funerali i tij në Meksikë me prani ushtarake

El Mencho varroset me arkivol floriri, funerali i tij në Meksikë me prani ushtarake

Nën masa të rrepta sigurie dhe në një atmosferë të theksuar fshehtësie u zhvillua të hënën varrimi i kreut të kartelit Jalisco New Generation, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, në një periferi të Guadalajara, në shtetin perëndimor Jalisco. Ai u varros në një arkivol floriri, i rrethuar nga kurora të mëdha me lule, ndërsa zona ishte e mbikëqyrur nga forca të shumta ushtarake. Autoritetet nuk konfirmuan zyrtarisht vendndodhjen e saktë të varrit, duke përmendur arsye sigurie. Dhjetëra persona shoqëruan kortezhin mortor, shumë prej tyre me çadra të zeza pavarësisht motit me diell, ndërsa një bandë luante muzikë tradicionale meksikane “banda”. Që prej një dite më parë, masat e sigurisë ishin shtuar edhe pranë një shtëpie funerale ku mbërrinin kurora pa emër. Disa...