Ekzekutimi i tij “i vuri flakën” Meksikës, kush ishte El Mencho

Ekzekutimi i tij “i vuri flakën” Meksikës, kush ishte El Mencho

Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i njohur botërisht me nofkën “El Mencho”, ishte një nga figurat më të fuqishme dhe më të frikshme të krimit të organizuar në Meksikë. Si themelues dhe lider absolut i Jalisco New Generation Cartel (CJNG), ai arriti të ndërtojë një nga organizatat kriminale më të mëdha dhe më të dhunshme në botë, duke shtrirë aktivitetin e saj përtej kufijve të Meksikës. I lindur më 17 korrik 1966 në një zonë rurale të shtetit Michoacán, Oseguera Cervantes u rrit në kushte të vështira ekonomike. Në rininë e tij punoi në bujqësi, ndërsa në vitet ’80 emigroi ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Atje u përfshi në aktivitete kriminale dhe u arrestua për vepra të lidhura me drogën, përpara se të deportohej sërish në...