Ekzekutime në Iran, tre protestues dënohen me vdekje pas tubimeve antiqeveritare

Ekzekutime në Iran, tre protestues dënohen me vdekje pas tubimeve antiqeveritare

Irani ka ekzekutuar tre protestues antiqeveritarë, të cilët ishin dënuar për vrasjen e dy oficerëve të policisë gjatë protestave të janarit. Sipas autoriteteve gjyqësore iraniane, të tre u shpallën fajtorë për vrasje dhe për akuzën “luftë kundër Zotit”, ndërsa u pretendua se kishin vepruar në favor të SHBA-së dhe Izraelit. Protestat fillimisht nisën për arsye ekonomike, por më pas u përhapën në të gjithë vendin, duke u kthyer në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë. Të dhënat nga organizatat e të drejtave të njeriut tregojnë për pasoja të rënda: mijëra persona kanë humbur jetën gjatë përplasjeve, përfshirë protestues, civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë. Top Channel