Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord
Çmimet e biletave të avionëve pritet të rriten në muajt e ardhshëm për shkak të asaj që ekspertët e quajnë si “ndërprerja më e madhe në historinë e tregut të energjisë”, e lidhur me problemet në furnizimin me naftë dhe gaz përmes ngushticës së Hormuzit. Gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Thesarit në Parlamentin britanik, ekspertja e tregjeve të energjisë Amrita Sen, themeluese dhe drejtoreshë e analizave në kompaninë Energy Aspects, tha se situata aktuale përbën një tronditje historike për tregun global të energjisë. Sipas saj, megjithëse rritja e çmimeve nuk është ende aq e rëndë sa gjatë pushtimit të Ukraine nga Rusia në vitin 2022, sektori më i goditur aktualisht është karburanti i avionëve. “Është vërtet çmenduri ajo që po ndodh në tregun...
Burimi:
javanews.al