Efektivi i policisë vret me armë 24-vjeçarin në Milano, shkak konfliktet me tyre për çështje droge
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali ku një oficer policie ka vrarë një 24-vjeçar nga Maroku. Autoritetet milaneze arrestuan oficerin e policisë Carmelo Citturino të hënën në mëngjes, me akuzën e vrasjes me dashje të 24-vjeçarit maroken Abdelrahim Mansouri, i cili u vra në një park në zonën e Milanos më 26 janar. Mansouri ishte një trafikant droge dhe oficeri i policisë pretendoi se e qëlloi për vdekje për të shpëtuar veten, sepse marokeni po e kërcënonte me një pistoletë. Hetimi i prokurorit tregoi se 24-vjeçari nuk ishte i armatosur dhe se, pas vrasjes, Citurino dyshohet se i vendosi një armë plastike pranë trupit. Sipas hetimeve, efektivi i policisë i kishte kërkuar atij 200 euro dhe 5 gramë kokainë çdo ditë, me qëllim...
Burimi:
top-channel.tv