Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar Bjellorusinë të bashkohet me Bordin e Paqes në Gaza si anëtar themelues, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme bjelloruse, Ruslan Varankov.  “Pala bjelloruse ka marrë një mesazh personal nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump drejtuar Presidentit bjellorus Alexander Lukashenko. Në të ftohet Bjellorusia të bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes në kontekstin e përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit në Gaza”, e citoi atë shërbimi për shtyp i ministrisë.  Sipas zëdhënësit, presidenti iu përgjigj pozitivisht ftesës. “Qëndrimi ynë është si më poshtë: ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në punën e Bordit të Paqes me shpresën se kjo organizatë do ta zgjerojë autoritetin e saj shumë përtej kornizave të mandatit të saj të sugjeruar fillimisht. Kjo do ta bëjë të mundur që ajo të marrë pjesë...