E zhdukur prej një muaji nga shtëpia, gjendet e vrarë 19-vjeçarja/ Policia zbulon detajet e para

E zhdukur prej një muaji nga shtëpia, gjendet e vrarë 19-vjeçarja/ Policia zbulon detajet e para

Një 19-vjecare është gjendur e vdekur në oborrin e një pallati në Milano. Sipas familjarëve, Aurora Livoli, ishte larguar prej më shumë se një muaji nga shtëpia. Kontakti i fundit me të kishte qenë mëngjesin e 26 nëntorit, kur ajo u kishte thënë se ishte mirë dhe se nuk kishte ndërmend të kthehej, pa dhënë informacion mbi vendndodhjen e saj. Karabinierët, publikuan dy pamje nga kamerat e sigurisë ku vajza shihet duke ecur në rrugë pak para se të hynte në një pallat në Via Paruta. Ajo paraqitet me flokë të errët deri në supe, e veshur me atlete dhe një xhaketë. Sipas mediave, në pamje, 19-vjeçarja duket e qetë dhe nuk shfaq shenja shqetësimi. Pas saj shihet një burrë i gjatë dhe i dobët,...