“E vështirë të zgjidhet me diplomaci”, Merz: Vetëm “rraskapitja” ushtarake ose ekonomike e palëve do t’i japë fund luftës në Ukrainë

“E vështirë të zgjidhet me diplomaci”, Merz: Vetëm “rraskapitja” ushtarake ose ekonomike e palëve do t’i japë fund luftës në Ukrainë

Bota E Enjte, 19 Shkurt 2026 09:37 Kancelari gjerman Friedrich Merz e konsideron të pamundur që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes negociatave, duke parashikuar se konflikti i armatosur do të përfundojë vetëm nëse njëra nga të dyja palët shterohet ushtarakisht ose ekonomikisht. “Sipas mendimit tim, kjo luftë do të përfundojë kur njëra nga të dyja palët të jetë e shteruar, qoftë ushtarakisht apo ekonomikisht”, tha Merz për gazetën Rheinpfalz. Duke iu referuar presidentit rus, kancelari gjerman konsideroi se logjika dhe argumentet me natyrë humanitare nuk do ta bindin Putinin. “Kjo është e vërteta e hidhur”, tha Merz.