“E vështirë të zgjidhet me diplomaci”, Merz: Lufta në Ukrainë do përfundojë kur njëra nga palët të shterohet ushtarakisht dhe ekonomikisht

“E vështirë të zgjidhet me diplomaci”, Merz: Lufta në Ukrainë do përfundojë kur njëra nga palët të shterohet ushtarakisht dhe ekonomikisht

Kancelari gjerman Friedrich Merz e konsideron të pamundur që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes negociatave, duke parashikuar se konflikti i armatosur do të përfundojë vetëm nëse njëra nga të dyja palët shterohet ushtarakisht ose ekonomikisht. “Sipas mendimit tim, kjo luftë do të përfundojë kur njëra nga të dyja palët të jetë e shteruar, qoftë ushtarakisht apo ekonomikisht”, tha Merz për gazetën Rheinpfalz. Duke iu referuar presidentit rus, kancelari gjerman konsideroi se logjika dhe argumentet me natyrë humanitare nuk do ta bindin Putinin. “Kjo është e vërteta e hidhur”, tha Merz. Ai vijoi duke thënë se përpjekjet evropiane duhet të synojnë të sigurojnë që “shteti rus nuk është në gjendje të vazhdojë luftën nga një këndvështrim ushtarak dhe nuk mund ta financojë më atë nga...