E veja e themeluesit të çokollatave Nutella dhe Ferrero Rocher ndërron jetë në moshën 87-vjeçare
Maria Franca Ferrero, e veja e Michele Ferrero, themeluesi i Nutella-s dhe Ferrero Rocher, ka vdekur në moshën 87 vjeç në shtëpinë e saj në Alba, provinca e Cuneos. E lindur më 21 janar 1939 në Savigliano, Maria Franca ndoqi një shkollë për përkthyes në Milano dhe u punësua në vitin 1961 si përkthyese dhe interpretuese për kompaninë Ferrero, që më vonë do të bëhej një nga grupet më të mëdha të ëmbëlsirave në botë. Takimi i saj me Michele Ferrero, shpikësin e “Supercrema”-s, e cila më vonë u bë bestselleri botëror i Nutella-s, përshkruhet si dashuri me shikim të parë. Çifti u martua në vitin 1962 dhe së bashku patën dy djem, Pietro dhe Giovanni, ky i fundit president aktual i grupit Ferrero. Grupi...
Burimi:
top-channel.tv