“E sigurt që nuk je në epokën e gabuar?!”/ Deklarata e Merz për Europën, Kremlini e krahason me Hitlerin: Jemi në 2026-ën, jo 1933
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka quajtur kancelarin gjerman Friedrich Merz “demon” pas deklaratave të tij për forcimin e ushtrisë gjermane. Medvedev reagoi ashpër ndaj komentit të Merz në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku kancelari gjerman njoftoi planet për ta bërë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë konvencionale të Evropës. Në një postim në kanalin e tij Max, Medvedev e kritikuar Merz duke i kujtuar se ky nuk është viti 1933. “Demon, a je i sigurt që nuk je në epokën e gabuar? Është viti 2026, jo viti 1933!”, shkroi ai, duke aluduar në periudhën e ngritjes së forcës naziste në Gjermani. Kjo përplasje verbale reflekton tensionet në rritje mes Rusisë dhe Perëndimit, veçanërisht pas luftës në Ukrainë dhe përpjekjeve të...
Burimi:
top-channel.tv