“E rrezikshme dhe alarmante”: Google heq disa përmbledhje të AI pasi rrezikohej shëndeti i përdoruesve

“E rrezikshme dhe alarmante”: Google heq disa përmbledhje të AI pasi rrezikohej shëndeti i përdoruesve

Google ka hequr disa nga përmbledhjet e saj shëndetësore të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (AI), pasi një hetim i “Guardian” zbuloi se informacione të rreme dhe mashtruese po vinin në rrezik shëndetin e njerëzve. Kompania kishte promovuar “AI Overviews” – përmbledhje të shkurtra të informacionit thelbësor – si “të dobishme” dhe “të besueshme”. Megjithatë, disa prej tyre, të shfaqura në krye të rezultateve të kërkimit, ofronin informacione të pasakta shëndetësore. Një rast “i rrezikshëm” dhe “alarmant” përfshinte informacione të gabuara rreth testeve të funksionit të mëlçisë. Kjo mund të bënte që persona me sëmundje serioze të mëlçisë të mendonin gabimisht se ishin të shëndetshëm. “Guardian” zbuloi se kërkimi “cili është diapazoni normal për analizat e gjakut të mëlçisë” shfaqte numra pa kontekst të mjaftueshëm, si...