E rëndë në SHBA, gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares së zhdukur që në tetor, hetimet e policisë zbulojnë se u vra nga… nëna e saj

E rëndë në SHBA, gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares së zhdukur që në tetor, hetimet e policisë zbulojnë se u vra nga… nëna e saj

Kërkimi për 9-vjeçaren Melody Buzzard, e cila u zhduk me nënën e saj në fillim të tetorit, përfundoi tragjikisht, pasi policia tashmë ka njoftuar se vajza u gjet e vdekur pasi u qëllua në kokë nga nëna e saj. Trupi i Melody nga Kalifornia u zbulua në Utah në fillim të dhjetorit, dy muaj pasi ajo u zhduk. “Vrasja e të miturve nga nëna është e rrallë dhe gjithmonë e vështirë për t’u kuptuar”, tha të martën Sherifi i Qarkut Santa Barbara, Bill Brown. Ai e quajti vrasjen e 9-vjeçares nga nëna e saj “të paramenduar, të pamëshirshme dhe të llogaritur”. Melody u pa për herë të fundit në kamerat e sigurisë të enjten, më 9 tetor, dhe policia beson se vajza u vra menjëherë...