E rëndë në Itali/ Vjehrri godet 10 herë nusen e djalit me hanxhar, nuk pranonte dot ndarjen e tyre
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në periferi të Romës, ku një grua 41-vjeçare është sulmuar me hanxhar nga vjehrri i saj. Siç shkruan Ansa.it, episodi ka ndodhur në rrugën Via di Bravetta, menjëherë pasi gruaja kishte shoqëruar fëmijët në shkollë. Sipas karabinierëve, i moshuari 85-vjeçar i kishte zënë pritë nuses së djalit, duke e goditur rreth dhjetë herë në kokë dhe duar. Sulmi dyshohet se lidhet me kundërshtimin e tij ndaj vendimit të gruas për t’u ndarë nga i biri. Tragjedia u shmang falë ndërhyrjes së menjëhershme të një karabinieri që ndodhej rastësisht aty jashtë shërbimit, i cili arriti ta çarmatosë dhe ta neutralizojë agresorin deri në mbërritjen e patrullës. Gruaja u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por...
Burimi:
syri.net