E rëndë në Itali, gruaja 50-vjeçare vritet me thikë në Messina nga ish-partneri

E rëndë në Itali, gruaja 50-vjeçare vritet me thikë në Messina nga ish-partneri

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Messina, në Siçili, ku një grua 50-vjeçare, u vra me thikë dhjetëra herë nga ish-partneri i saj. Autori i krimit, 67 vjeç, ishte në arrest shtëpiak me një byzylyk elektronik pas një sërë ankesash nga viktima Daniela Ginati për sjelljen e tij të dhunshme. Megjithatë, të martën në mbrëmje, ai shkoi në shtëpinë e Ginati-t dhe kërkoi të bisedonin. Ajo i bëri të qartë se nuk donte të pajtoheshin më, por ai reagoi me dhunë të pakufishme, duke e goditur për vdekje menjëherë. Vajza e viktimës e gjeti të ëmën të pajetë kur u kthye në shtëpi, i ra të fikët dhe u dërgua menjëherë në spital. Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, autori u identifikua shpejt dhe,...