No Image Available

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori

Ford ka pezulluar një punëtor i cili i bërtiti Donald Trump gjatë një vizite në fabrikën e saj të martën, duke zemëruar presidentin amerikan, tha të mërkurën sindikata e United Auto Workers, anëtare e së cilës është punëtori. Në një video të postuar në mediat sociale, punëtori në fabrikën e montimit në Dearborn, Michigan, dëgjohet duke thënë gjëra të ndryshme, përfshirë “mbrojtës të pedofilëve” ndaj presidentit amerikan, ndërsa ky i fundit reagoni duke e mallkuar atë dhe duke ngritur gishtin e mesëm. Menjëherë pas incidentit, drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Chang, e përshkroi punëtorin si “një idiot” dhe tha se Donald Trump reagoi në një mënyrë “krejtësisht të përshtatshme”. TJ Shambula, një punëtor 40-vjeçar i Ford, konfirmoi për Washington Post se i...