E pyeti për Epstein, Trump sulmon gazetaren e CNN: Je shumë e keqe

E pyeti për Epstein, Trump sulmon gazetaren e CNN: Je shumë e keqe

Bota E Mërkurë, 4 Shkurt 2026 17:58 Presidenti i Amerikës, Donald Trump u përfshi në një debat të fortë me gazetaren e CNN-së, Caitlin Collins. Kjo ndodhi pasi ajo e pyeti lidhur me dosjet e çështjes Jeffrey Epstein dhe lidhjet e supozuara të tij me disa aleatë të presidentit, përfshirë Elon Musk dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick. Trump reagoi me bezdi ndaj këmbënguljes së Collins dhe e quajti gazetaren “të keqe” duke e kritikuar për mungesë buzëqeshjeje dhe duke thënë: “E dini, ju jeni gazetarja më e keqe. Nuk mendoj se ju kam parë ndonjëherë të buzëqeshni. Ju njoh prej dhjetë vjetësh dhe nuk e kam parë kurrë një buzëqeshje në fytyrën tuaj.” Gazetarja Collins vazhdoi të insistonte duke pyetur për viktimat e Epstein...