E dashura e tij vdiq nga i ftohti në mal, alpinisti austriak shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia
Një alpinist austriak është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia, pasi e dashura e tij vdiq nga hipotermia gjatë një ngjitjeje në malin më të lartë të Austrisë vitin e kaluar. I identifikuar vetëm si Thomas P për arsye privatësie, ai mori një dënim prej pesë muajsh dhe një gjobë prej 9,600 eurosh. E dashura e tij, Kerstin G, vdiq në janar 2025 gjatë ngjitjes në malin Grossglockner. Gjyqtari Norbert Hofer, vetë një alpinist me përvojë dhe pjesë e ekipeve të shpëtimit malor në Tirol, tha se Thomas ishte një alpinist i shkëlqyer, por e dashura e tij nuk kishte përvojë të mjaftueshme për kushtet dimërore. Ai shtoi se çifti duhej të kthehej mbrapsht. Gjykata dëgjoi edhe dëshminë e Andrea B, ish-e dashura e Thomas...
Burimi:
top-channel.tv