E bëri SHBA? Vrasja e El Mencho-s në Meksikë, mbështetje “inteligjence”

E bëri SHBA? Vrasja e El Mencho-s në Meksikë, mbështetje “inteligjence”

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Shtetet e Bashkuara i ofruan qeverisë meksikane mbështetje inteligjence në operacionin që solli eliminimin e kreut të kartelit famëkeq të Jalisco Nueva Generacion. Zëdhënësja e Donald Trumpit, Karoline Leavitt në shkroi në platformën X se “SHBA-ja ndihmoi operacionin që shënjestroi bosin e drogës Nemesio Oseguera Cervantes apo “El Mencho”. Leavitt tha se “El Mencho” ishte “objektiv kryesor” si për Meksikën ashtu edhe për SHBA-në si një nga trafikantët kryesorë të fentanilit në SHBA, ndërsa kujtoi se presidenti Trump e shpalli CJNG-në si organizatë terroriste të huaj vitin e kaluar. “Në këtë operacion, tre anëtarë të tjerë të kartelit u vranë, tre u plagosën dhe dy u arrestuan“, shtoi ajo. Leavitt përgëzoi ushtrinë meksikane për bashkëpunimin dhe ekzekutimin e suksesshëm të...