Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Dyshohet se u përfshi në një skandal me falsifikimin e diplomave, Polonia pezullon ambasadorin e saj në Francë
Polonia ka pezulluar ambasadorin e saj në Francë pasi ai u ndalua nga autoritetet anti-korrupsion në lidhje me një skandal të madh me diplomat e falsifikuara në një universitet privat. Ministria e Jashtme bëri të ditur vendimin të mërkurën, pas raportimeve se agjencia polake kundër korrupsionit CBA kishte ndaluar diplomatin i identifikuar si Jan R. sipas ligjeve polake për privatësinë për dyshimet e përfshirjes së tij me institucionin më parë të njohur si Collegium Humanum. Sipas mediave të huaja, universiteti ka qenë në qendër të një hetimi për ofrimin e programeve të shpejta MBA, të cilat sipas raportimeve mundësuan që të diplomuarit të siguronte poste të larta në kompani shtetërore pa përfunduar studimet e plota. Mediat polake raportuan se Jan R. dyshohet se ka marrë...